6 qytetarë kanë humbur jetën ku mes tyre ishte edhe mjeku pneumolog nga Tropoja. Qytetarët e therë kanë qenë një ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.
Në raportimin e përditshëm mjekja Flutura Beqo raportoi situatën epidemiologjike në vendin tonë. Mjkja theksoi se në kemi një shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30. Beqo tregoi se incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore dhe incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur më pas nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.
“ Sa i përket grupmoshave të prekura % më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve. Ndërkohë ju informojmë për situatën epidemiologjike gjatë 24 orëve të fundit. Janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 101 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42657 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë. 2417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes. Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar. Ndërkohë përgjatë javëve të fundit e në vijim kemi një shtim të pacientëve të dyshuar me Covid19, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid.,” u shpreh Beqja.
Si cdo ditë mjekja iu bëri thirrje qytetarëve që dyshojnë se janë të prekur nga Covid-19 që të izolohen dhe të komunikojnë në numrin 127 dhe nëse kanë nevojë për informacion në numrin 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1342
Durrës 302
Shkodër 218
Fier 96
Vlorë 93
Lezhë 84
Korçë 78
Kukës 69
Elbasan 54
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 24
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




