Futboll

Triumfon Ikardi, më i miri i Serie A për vitin 2018

Inter nuk është në majën e futbollit italian prej vitesh, por të paktën këtë sezon mund të krenohet me diçka. Në boshtin e ekipit zikaltër është lojtari më i mirë i Serie A për vitin 2018, MauroIkradi. Sulmuesi argjentinas sezonin e shkuar u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit me 29 rrjeta të realizuara. Veç këtij çmimi, Ikardi mbrëmjen e së hënës është vlerësuar edhe me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2018 në kampionatin italian.
Ikradi përveç këtij çmimi është përfshirë edhe në 11 lojtarët më të mirë të sezonit të shkuar.

Kapteni zikaltër nga skuadra e tij në “Top 11” të Serie A është bashkë me mesfushorin e Raxha Naingolan. Në portë si pjesë e ekipit më të mirë të Serie për sezonin e shkuar është shpallur braziliani Alison që tashmë luan në Premier League me Liverpul.

Në mbrojtje katër më të mirët janë përzgjedhur, Kulibali dhe Kielini në qendër dhe Kanselo me Aleks Sandro nga krahët. Në mesfushë përveç belgut, janë përzgjedhur edhe Miralen Pjaniç dhe Sergej Milinkoviç Saviç. Në repartin e sulmit, Ikradit i bashkëngjiten Paulo Dybala dhe Ciro Imobile.

https://www.youtube.com/watch?v=GHNpHenXcYE

Ndër të tjera Ikradi këtë mbrëmje Gala është vlerësuar edhe me çmimin e golit më th bukur të vitit i shënuar ndaj Sampdorias. Mauro Ikradi para disa ditësh kur mori këpucën e artë të Serie A vendosi të shpërblejë shokët e tij të ekipit që e ndihmuan ta fitonte këtë çmim, duke iu dhuruar ora Rolex.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë