Ka ndodhur

Tritoli në Shkodër, flet babai i policit: S’kemi konflikte e borxhe, dyshoj tek detyra e djalit

Gazeta Si - Babai i shefit për hetimin e krimeve në Shkodër, Gjergj Shpati, ka deklaruar se shpërthimi i ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm ka shkaktuar mjaft dëme në shtëpinë ku jetonin 3 familje, Pëllumbi me vëllezërit e tij.

Ai thekson se nuk ka konflikte me njeri, ndaj dhe dyshimin kryesor e ka që ngjarja të ketë ardhur për shkak të detyrës që mban djali i tij.  

"Mbrëmë rreth orës 04:00 kam qenë në gjumë kam dëgjuar një shpërthim, dola të shikoja që ishte shkatërruar. Jemi 17 vetë në këtë shtëpi, tre familje në tre katet e shtëpisë. I fuqishëm ishte se e tregon vetë tek dëmet. Ka shkatërruar mure, dyer e dritare, fasada, makina, avlli".

Gjergj Shpati shton se nuk ka parë njeri pas ngjarjes. "Nuk e di pse ka ndodh. S'më tha njeri bëhu gati... Për shkak të detyrës, ndoshta se ne s'kemi ngatërresa me ndonjë. As i kam njeri borxh, as nuk më ka kush. Nuk di a ka pas Pëllumbi ndonjë problem kohët e fundit. Shteti tëbëjë punën e vet e të hetojë", tha ai.

Sipas familjarëve shpërthimi ishte tejet i fortë. Dëmet janë të mëdha, por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Në këtë banesë jetojnë 3 familje, gjithsej 17 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë