Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, babë e bir si autorët e dyshuar të vendosjes së tritolit në banesën e nënës së Gentian Zotos në fund të nëntorit.
D.G., 59 vjeç dhe F.B., 29 vjeç, të dy banues në Babicë e Madhe, Vlorë, akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhje”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy të arrestuarit kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volksëagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit.
Më pas, më datë 29 nëntor, ky automjet dyshohet se është përdorur nga to për t’u afruar pranë banesës së B. Z., ku dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.
Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga to është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




