Ka ndodhur

Tritol shtëpisë së policit në Shkodër, dëmtohet edhe makina e tij

Gazeta Si - Një sasi lënde plasëse i është vendosur banesës së një polici në mesnatën e së premtes në Shkodër në lagjen "Bardhaj".

Shpërthimi ndodhi në banesën e efektivit të policisë Valter Serra, ku ka pasur dëme si në banesë, por dhe në automjetin e tij.

Shkaqet ashtu si autorët momentalisht nuk dihen. Dyshimet e para janë se ngjarja mund të lidhet me detyrën e efektivit, megjithatë autoritetet thonë kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.

"Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij," njoftoi policia.

Policia ka deklaruar se nuk ka konflkte personale me njeri, por dyshon se ngjarja mund të lidhet me detyrën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë