Ka ndodhur

Tritol shtëpisë së policit në Shkodër, dëmtohen rëndë banesa dhe makina

Gazeta Si – Një sasi tritoli ka shpërthyer pas mesnatës së të enjtes në shtëpinë e një punonjësi policie në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së Pëllumb Vukës.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.

Efektivi ka qenë i pranishëm në banesë në momentin e shpërthimit bashkë me familjen e tij.

Ai ka mohuar të ketë konflikte me njeri dhe pista kryesore e hetimeve është ajo për shkak të detyrës.

Ky është rasti i katërt brenda pak javësh që oficerët e policisë së Shkodrës bien pre e sulmeve.

Më 20 maj, u vendos tritol në lokalin në pronësi të efektivit Ndrek Rrasa, 46 vjeç.

Konkretisht, më 27 prill u dogj makina e Dritan Turhanit në lagjen “Perash” ndërsa më 14 maj makina e Sokol Kronit në lagjen “Tre Heronjtë”.

Policia nuk kaa arrestuar asnjë të dyshuar deri tani, por duket se këto ngjarje janë mesazhe paralajmëruese për shënjestrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë