Gazeta Si – Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të sotëm në korridorin e 4-ërt të një pallati në Elbasan.
Siç thotë policia, tritoli është vënë në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari, ku po jetonin me qira dy vajza, të cilat sipas burimeve janë motra. Për pasojë, i dëmtuar ka mbetur aksidentalisht një 26-vjeçar, me inicialet E.TH, i cili banon në hyrjen përballë, fqinj i dy vajzave.
“26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve”, shton Policia për rastin
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.