Ka ndodhur

Tritol në banesën e ish-inspektorit të pyjeve në Pogradec 

Gazeta Si – Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në portën e jashtme të një banesë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, të mbrëmjes së djeshme në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.

Sipas policisë, banesa ndaj të cilës është vendosur sasia e eksplozivit është në pronësi të Arben Xhukellarit, ish-inspektor i pyjeve në Pogradec, i cili ka qenë në arrest shtëpie, pasi është arrestuar për lejim të prerjes së druve.

Nga informacionet paraprake nuk ka konflikte me njeri megjithatë hetimet vijojnë për të mësuar shkakun e vendosjes së lëndës plasëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë