Gazeta Si – Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në zonën e Selitës së Vogël në Tiranë.
Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 03:20 të mëngjesit në automjetin në pronësi të 39-vjeçarit Dritan Jano.
Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së 39 vjeçarit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit që ka vendosur lëndën plasëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




