Gazeta Si – Një sasi tritoli i është vendosur një lokali në orët e para të mëngjesit të së premtes në Shkodër.
Lokali ishte në pronësi të punonjësit të policies, Ndrek Rrasa, 46 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 në Grudën e Re.
Autori ka përdorur një mënyrë mjaft të pazakontë për t’u mos u identifikuar. Ai është maskuar si grua, i veshur me fustan, ndërsa në koka mban një paruke me flokë të gjata.

Ai i ka vënë flakën edhe furgonit të parkuar pranë lokalit që nga pamjet duket se është djegur tërësisht. Dëmet materiale janë të mëdha, por nuk ka persona të lënduar.
Në pak sekonda ai i vendos tritolin lokalit të efektivit, ndërsa i vendos flakën edhe furgonit të tij të parkuar para biznesit.
Rrasa është punonjës policie në Komisariatin e Shkodrës dhe pas ngjarjes ka dëshmuar se nuk ka pasur konflikte me njeri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




