Gazeta Si – Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pas mesnatës në ambientin e jashtëm të një lokali në Tiranë.
Sipas policisë, lënda plasëse është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit, që ishte në pronësi të 44-vjeçarit Sotiraq Halili, në rrugën “Ramazan Gaxherri”. Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.
Pronari i lokalit, 44-vjeçari Sotiraq Halili ka pohuar se nuk ka dijeni mbi personat që mund t’i keni vendosur lëndën plasëse. Ai ka mohuar të ketë konflikte por pista kryesore që policia po heton është ndonjë konflikt i mundshëm i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.