Ka ndodhur

Tritol lokalit në Fushë-Krujë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 41-vjeçar

Gazeta Si – Një 41-vjeçar me iniciale M.T., është identifikuar dhe shpallur në kërkim si autori i dyshuar për vendosjen e tritolit të një lokali në Fushë Krujë para një jave.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe babai i tij, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin M. T., 41 vjeç”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë