Ka ndodhur

Tritol biznesit të djalit të ish-presidentit të klubit të Kamzës

Gazeta Si – Një sasi tritoli i është vendosur marketit në pronësi të djalit të ish-presidentit të klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:55 në rrugën “Demokracia” në Kamëz, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Marketi ishte në pronësi të Arbi Qarrit, djali i Naim Qarrit, por ende nuk dihen rrethanat. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt.

Arbi Qarri dhe Naim Qarri

Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, atij iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Edhe para 6 vjetësh, ngjarja ndodhi në rrugën “Demokracia”, në Kamëz. Asokohe, policia konstatoi se në krahun e pasagjerit, poshtë makinës, ishte aktivizuar një sasi prej rreth 150 gram eksploziv.

Autorët, sipas policisë kishin përdorur një fitil të shkurtër për të realizuar shpërthimin. Qarri tha se nuk kishte konflikte apo dyshime mbi autorësinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë