Ka ndodhur

Tritol banesës së 49-vjeçarit në Shkodër, prej shumë vitesh ishte e braktisur

Gazeta Si - Një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese në fshatin Dragoç, në Postribë të Shkodrës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, në banesë prej vitesh nuk banon njeri, ndërsa ajo është në pronësi të shtetasit Lulëzim Hasaj 49 vjeç", - njofton policia.

"Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë të Shkodrës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale", njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë