Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha se dështimi i negociatave mes PS dhe PD për çështjen e presidentit pritej.
“Me sa turp përfundon kur bëhesh një ‘lodër’ në duart e Ramës! Ai mbasi të përdor të flak, edhe për të të poshtëruar, gjë që në fakt këto ‘lodra’ e meritojnë plotësisht atë. Kështu përfundon!
Para pak minutash mora një njoftim depersonalizues nga ata, që i hynë asaj loje të turpshme, për tu bërë ‘gjethe fiku’ e Ramës. Anulonin atë mbledhje të orës 16.00 të ‘grupit parlamentar’ ku, siç kishin deklaruar do të votonin për të zgjedhur “Presidentin”, në një grup jo më të madh se rreth 20 deputetë.
Dhe kjo mbas asaj komedie që u luajt ‘live’ nga Kryesia e Kuvendit, ku Balla vetëm i vuri në lojë ata ‘skllevër’ të pa përgjegjshëm përballë tij.
Dhe ku Alibeaj u tregua i gatshëm jo vetëm ta përçajë opozitën e PD, por ta katandiste atë në rreth 10 deputetë, aq sa i duheshin PS për të arritur ‘numrin e cilësuar’, pra në realitet ai e nxori në ‘shitje’ atë. Nuk e di pse po me kujton kjo Esat Pashën, kur po ‘shiste’ Shqipërinë”, shkruan ndër radhë Shehu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.