Futboll

Tripletë e Xhakomo Vrionit, sulmuesi kuqezi kërkon ‘Këpucën e Artë’ në Austri

Gazeta Si – Xhakomo Vrioni nuk ndalet në Austri. Ai shënoi sot 3 gola në fitoren 4-0 të Tirolit ndaj Laskut, duke konfirmuar momentin e artë për po kalon. Në 2 ndeshjet e fundit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar 5 gola, duke qenë protagonist absolut i skuadrës së tij.

Vrioni shënoi golin e parë të ndeshjes pas një depërtimi të shpejtë. Ai shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij që në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë kompletoi tripletën, që e fut plotëesisht në garë për “Këpucën e Artë” të kampionatit austriak.

Vrioni feston tripleten ndaj Laskut. Gazeta Si, 26 prill 2022

Futbollisti shqiptar është ngjitur në kuotën e 15 golave, kurse Adejemi i Salcburgut, i cili kryeson listën e golashënuesve më të mirë, ka 2 gola më shumë.

Tiroli, falë golave të Vrionit, është në një zonë komode të renditjes dhe shpreson të futet në “Play-off”-in e Ligës së Konferencës. Aventura austriake ka shkuar shumë mirë për 23-vjeçarin shqiptar në pronësi të Juventusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë