Futboll

FSHF bashkon në Tiranë veteranët e Shqipërisë, Kosovës dhe Diasporës

Gazeta Si – Prej pak kohësh Shqipëria ka edhe Kombëtaren e veteranëve, që drejtohet nga Sulejman Mema. Kjo skuadër, me nismën e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të marrë pjesë në një turne miqësore që do të zhvillohet këtë muaj në Tiranë.

Në turneun e konceptuar si një triangolare do të marrin pjesë edhe Kosova dhe një skuadër e Diasporës nga Belgjika. Aktiviteti do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit, në Tiranë, më 20 maj.

Trajneri Mema ne stervitje me ekipin e veteraneve. Gazeta Si, 16 maju 2023

Tri skuadrat do luajnë nga dy ndeshje prej 40 minutash. Kombëtarja kuqezi e veteranëve ka nisur prej kohësh organizimin dhe po stërvitet rregullisht për të marrë pjesë në turne dhe ndeshje miqësore.

Në urdhrat e trajneri Mema janë lojtarë si, Ervin Fakaj, Nevil Dede, Blendi Nallbani, Edmond Kapllani, Andi Lila, Luan Pinari, Arjan Pisha, Migen Memelli, Elvis Sina, Dorian Bylykbashi, Gilman Lika, Erion Xhafa, Bledar Mancaku etj.

Turneu i quajtur “Futbolli na bashkon” nis në orën 17:00, me ndeshjen e parë mes Shqipërisë dhe Diasporës së Belgjikës. Ndeshja e dytë është ajo mes Kosovës dhe Diasporës dhe në fund Shqipëri-Kosovë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë