Lojëra me Dore

Tri orë spektakël/ Alkaraz magjeps dhe pastaj shuhet, Norri në gjysmëfinale

Gazeta Si – Tri orë spektakël, rikuperime dhe kthesa të papritura. Eliminohet Karlos Alkaraz nga Kameron Norri. Çoriç duket i rilindur, mund Auger-Aliasime në dy sete dhe shkon në gjysmëfinale.

Një tjetër humbje e rëndë dhe e papritur për ‘baby fenomenin’ Karlos Alkaraz. Spanjolli u mund në çerekfinalen e turneut të Sinsinatit nga një Kameron Norrie mjaft solid. Më shumë se 3 orë spektakël, ku në fund fitoi më i vjetri dhe më eksperti, 7-6, 6-7 dhe 6-4.

Britaniku ishte i pagabueshëm për gati dy orë lojë. Pasi shpëtoi 4 topa ‘break’ në fillim, ai nuk pati më probleme. Fitoi fraksionin e parë me një ‘tie-break’ të jashtëzakonshëm. Në setin e dytë shkoi deri në 4-1, por në këtë pikë Alkaraz e ktheu ndeshjen me gjuajtjet e tij të tmerrshme nga fundi i fushës.

Spanjolli fitoi një pikë të ‘pamundur’ ndaj Norri, që kishte të paktën 5 raste për ta fituar atë. Në setin e 3-të Alkaraz fluturoi në 3-1 dhe këtu sërish ndeshja mori kthesë. Djaloshi i ri nuk kishte më energji dhe qetësi, duke e humbur setin 6-4. Për Norrie është gjysmëfinalja e dytë Masters 1000, pas Indian Wells 2021.

Tani britaniku do ndeshet me kroatin Borna Çoriç, i cili mundi me një 6-4 të dyfishtë kanadezin Feliks Auger-Aliasime. Një fitore tri ditë pas asaj ndaj Rafael Nadal, që e ngre Çoriç në nivele të larta pas gati dy vitesh.

Borna Çoriç. Gazeta Si, 20 gusht 2022

Në pjesën e sipërme të tabelës, ai që do të diskutojë me Medevdev një vend për në finale do të jetë greku Stefanos Tsitsipas. Ai mundi 7-6, 5-7 dhe 6-3 amerikanin Xhon Inser. Për 2 orë e 22 minuta greku ia doli të fitonte ndeshjen. Moment kruçal ishte ndërprerja e ndeshjes nga shiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë