Pas fitores në Hungari, Kombëtarja udhëtoi menjëherë drejt Shqipërisë dhe në orët e para të mëngjesit mbërriti në Durrës. Gjatë pasdites skuadra zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore, ku lojtarët që nuk u aktivizuan punuan më shumë në fushë, ndërsa ata që luajtën bënë pak ushtrime.
Për ndeshjen e së martës me Poloninë nuk janë të gatshëm Bekim Balaj, Berat Gjimshiti dhe Endri Çekiçi. Gjimshiti pësoi një frakturë në krah gjatë ndeshjes me Hungarinë dhe të hënën do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale. Balaj ishte i dëmtuar që para ndeshjes me Hungarinë, kurse Çekiçi ka plotësuar numrin e kartonëve dhe është i skualifikuar.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë të hënën edhe një seancë stërvitore, ku do të jepen udhëzimet e fundit para sfidës së rëndësishme me polakët në “Air Albania”. Pas kësaj seance trajneri Reja do të vendosë edhe për formacionin. Ndeshja me Poloninë do të gjykohet nga një arbitër francez, Klement Turpin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




