Gazeta Si – Të hënën e 2 janarit, në stadiumin ‘Urbano Caldeira’, – i mbiquajtur ‘Vila Belmiro’, – në Santos, do të bëhen homazhet në nderim të Pelé. Ish-futbollisti i famshëm ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare. Fillimi i ceremonisë është parashikuar për në orën 10:00 (ora lokale).
Arkivoli me trupin e Pele do të transportohet nga spitali ‘Albert Einstein’ direkt në stadium dhe do të vendoset në qendër të fushës. Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e martë. Pas kortezhit mortor në rrugët e Santosit, do të bëhet varrimi në ‘Memorial Necropole Ecumenica’, në një ceremoni private të rezervuar për familjen.

Santosi, klubi ku Pelé ka luajtur në Brazil, ka deklaruar se publiku mund t’ia japë lamtumirën e fundit legjendës në stadiumin ‘Vila Belmiro’. Para se të vendoset në fushë, arkivoli i Pele do të kalojë në rrugët e Santosit dhe përpara shtëpisë së nënës Celeste, 100 vjeç. Sipas mediave braziliane, ajo nuk mund të ngrihet nga shtrati dhe nuk është e vetëdijshme.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, ka dekretuar tri ditë zie me një dekret në fletoren zyrtare. “Dekretohet zia zyrtare në gjithë vendin, në shenjë respekti për vdekjen e Edson Arantes do Nashimento”.
Mes ngushëllimeve nga e gjithë bota, nuk mund të mugonte ai i Argjentinës, rivalit historik të Brazilit. Në mediat kryesore nderohet Pelé, por duke evituar vlerësimin si më i madhi i të gjitha kohërave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




