Gazeta Si – Trepça në basketboll për meshkuj është fituese e Superkupës Mbarëkombëtare, pasi ka mundur Tiranën në finale me rezultatin e thellë, 92-52. Ndeshja u luajt në Mitrovicë, në palestrën “Minatori”.
Diferencat mes dy skuadrave ishin të mëdha, gjë që e vërteton edhe vetë rezultati. Që në fillim të ndeshjes u kuptua qartë se Tirana nuk ishte në gjendje ta përballonte kundërshtarin.
Trepça lëshoi disi vetëm në periodën e dytë, por më pas reagoi fuqishëm dhe e mbylli ndeshjen me 40 pikë avantazh. U dalluan Endrju Gordon dhe Erjon Kastrati, të cilët realizuan secili nga 16 pikë. Te Tirana spikati Braun-Karter, me 15 pikë.
Kujtojmë që Superkupa Mbarëkombëtare zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për Ligën Unike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Skuadrat më të mira ndeshen mes tyre për këtë trofe. Trepça eliminoi Yllin për të kaluar në finale, kurse Tirana kaloi direkt, sepse Teuta u tërhoq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.