Trendet në TikTok për kujdesin e lëkurës nga fëmijët dhe adoleshentet ofrojnë pak ose aspak përfitim, kanë zbuluar studiuesit, duke shtuar se përkundrazi ato rrisin rrezikun e acarimeve të lëkurës dhe alergjive gjatë gjithë jetës tek fëmijët.
Ekipi që qëndron pas studimit thotë se ka pasur një rritje të vajzave të reja që ndajnë video të rutinave komplekse të kujdesit për lëkurën me hidratues, tonifikues, trajtime për aknet dhe produkte kundër plakjes.
Në studimin e parë të këtij lloji, studiuesit analizuan video të tilla në platformë dhe zbuluan se trendet nuk janë vetëm të mundimshme, duke qenë se disa vajza zgjohen që në orën 4:30 të mëngjesit për t’u përshtatur me rutinat e tyre por edhe të kushtueshme, të panevojshme dhe potencialisht të dëmshme.
“Rreziqet që lidhen me përdorimin e këtyre produkteve, veçanërisht tek vajzat e reja, e tejkalojnë çdo lloj përfitimi që mund të kenë”, thotë Molly Hales, autorja e hulumtimit.
@nouriskin6 korean skincare 🔛🔝 💖 #fyp #viral #skincare #trending #beauty #foryou #koreanskincare ♬ original sound – yxd.™️
Hales shtoi se ndërsa mediat sociale mund të jenë një vend për argëtim dhe vetëshprehje, vajzat e reja nuk kanë nevojë për ‘regjime’ të tilla.
“Rreziku është kur vajzat marrin mesazhin se kjo është diçka që duhet të bëjnë për t’u kujdesur për lëkurën e tyre dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre,” tha ajo.
Në vend të kësaj, ajo tha se një pastrues normal dhe aplikimi i kremit mbrojtës nga dielli janë të mjaftueshëm.
Duke shkruar në revistën Pediatrics, Hales dhe kolegët raportojnë se si krijuan dy llogari në TikTok, dhe grumbulluan një mostër prej 100 videosh rutinash për kujdesin e lëkurës të filmuara nga të rinj.
Ekipi zbuloi se të gjitha ishin vajza dhe mosha e tyre varionte nga 7 deri në 18 vjeç.
Ekipi zbuloi se shumë nga përbërësit në produktet e paraqitura, siç është acidi citrik, mbartin një rrezik të acarimit të lëkurës dhe ndjeshmërisë ndaj diellit, që do të thotë se ato rrisin mundësinë e djegies nga dielli dhe dëmtimeve të tjera të lëkurës.
Hales shtoi se përdorimi i produkteve me përbërës të shumtë aktivë, ose shtresa e produkteve me të njëjtët përbërës aktivë, rrit rrezikun e acarimit të lëkurës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.