Gazeta Si – Partizani duket i dashuruar me Italinë. Jo vetëm se ka në stol një trajner italian, Xhovani Kolelën, por edhe për një bashkëpunim që po merr jetë dhe që pritet të sjellë në Tiranë dy nga klubet më të mëdha nga vendi fqinj, Interin dhe Romën.
Pak kohë më parë u bë me dije se Partizani do të luajë një miqësore me Interin në Tiranë. Tani është skuadra e femrave në futboll, me trajner Ylli Shehun, që ‘prenoton’ një miqësore luksi me Romën po në kryeqytet. Ekipi i femrave u prit sot në një takim nga ambasadori italian, Fabrizio Buçi.

Sipas asaj që bën me dije klubi i kuq, i ftuar ishte edhe Françesko Pastorela, drejtues i klubit të Romvs, i cili garantoi se shumë shpejt në Kompleksin Sportiv Partizani do të zhvillohet një miqësore mes dy ekipeve të femrave. Mes dy klubeve do të ketë gjithashtu edhe një sërë bashkëpunimesh të tjera.
E pranishme në takimin e sotëm ishte edhe Ministria e Kulturës, Elva Margariti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




