Treg

Kuotat e karbonit: Rritja e çmimeve bën që kompanitë të ndryshojnë produktet

Sistemi evropian i emetimit të gazrave po merr një kthesë tjetër, duke arritur një prej atyre “pragjeve psikologjike” që mund të ketë pasoja të rëndësishme për kompanitë dhe të ardhmen e planetit. Gazeta ekonomike Bloomberg shpjegon se kostoja që një industri apo ndërmarrje duhet të mbajë për të blerë licencë për të emetuar një ton gazrash, tani është afro 30 euro. Një nivel që nuk është parë që nga vitit 2006 dhe i rrallë në historinë e sistemit tregtar.
Sipas analistëve kjo është një “mbështetje psikologjike”, për kompanitë niveli i çmimit është gjithnjë i rëndësishëm si në rritje ashtu edhe në rënie. Për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo, është mirë të bëjmë një hap prapa dhe të kthehemi në arkitekturën e sistemit europian. Nga prodhimi i energjisë elektrike dhe ngrohjes (për CO2) deri në prodhimin e acidit nitrik (N2O), duke kaluar realizimin e aluminit (perfluorokarbonet), ka shumë sektorë industrialë të përfshirë në këtë sistem. Industritë të cilat marrin ose mund të blejnë në listën e emetimeve, duhet të kthehen në sistem, në fund të çdo viti, për të kthyer kuotat që do të mbulojnë emetimet e tyre për shkak të gjobës. Për të arritur këtë qëllim, kuotat mund të qarkullojnë në treg.


Vitin e kaluar çmimi i këtyre kuotave ishte i dyfishuar për të tejkaluar pragun prej 23 eurosh. Sipas agjencisë financiare të BE, lëvizjet e fundit të rritjeve të çmimit, kanë ardhur për shkak të fjalëve të presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, e cila deklaroi se “marrëveshja e gjelbër” është një ndër pikat kryesore në agjendën e saj. Ekspertët nuk besojnë se rritja e çmimeve mund të jetë nxitur nga investitorët financiarë dhe prandaj shpresojnë që të rishiten aksionet e vendosura sot, për kushte më të favorshme nesër. Sidoqoftë një pikë kthese në terma të pasojave industriale dhe mjedisore mund të jetë e rëndësishme të përmendet. 30 euro janë me të vërtetë një “pikë vendimtare” për tregun, thonë specialistët sepse është çmimi bazë nga i cili prodhuesit inkurajohen të ndryshojnë llojin e karburantit në aktivitetet e tyre. Shkurtimisht, kjo është mënyra e vetme për të balancuar faktin se qymyri është në parim, materiali më i lirë, megjithëse është armiku më i keq i mjedisit. Sipas udhëzimeve të para, Komisioni duhet të përshpejtojë zvogëlimin e emisioneve, duke përmbushur qëllimin për uljen e emetimeve në vitet e ardhshme deri në 55%, siç tha edhe Von der Leyen në deklaratën e saj.
Disa ndërmarrje të mëdha, të tilla si Rwe në Gjermani, kanë reaguar ndaj kësaj situate duke mbështetur më shumë përdorimin e gazit, por jo të gjithë janë të bindur se çmimi i kuotave të emetimeve është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Ekspertë të ndryshëm kanë shprehur për Bloomberg se mund të përcaktohet një ndryshim nga Brexit dhe nga fakti nëse Mbretëria e Bashkuar do të jetë apo jo në sistem.
“Ne nuk jemi të sigurt nëse do të shohim çmime, mbi 30 euro këtë vit dhe nuk jemi aq të sigurt, se si do të jenë çmimet në 2020,” shtuan ata./La Republica/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë