Ka ndodhur

Tregu industrial i Durrësit përfshihet nga zjarri, digjen pesë dyqane

Gazeta Si - Në tregun industrial të Durrësit ka rënë një zjarr gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Rreth orës 03:40 të ditës së parë të vitit janë vënë re flakët që kanë përfshirë tregun që ndodhet në lagjen numër 17 të Durrësit.

Nga raportimet e para mësohet se janë djegur pesë dyqane dhe ka dëme të konsiderueshme materiale. Zjarri është shuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët nuk kanë lejuar që flakët të përhapen më tej.

Për momentin nuk është bërë i ditur shkaku i zjarrit të rënë gjatë natës. Dyshimet e para kanë të bëjnë me lëndët piroteknike, që mund të jenë hedhur gjatë festës së ndërrimit të viteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë