Treg

Tregu i telekomunikacionit / Gjatë verës, shqiptarët konsumuan më shumë minuta dhe më pak internet

Nga Gazeta ‘SI’ – Në tremujorin e tretë të vitit 2024, shqiptarët konsumuan 61 milionë gigabyte internet me anë të celularit, 2.4% më pak se tremujori paraardhës.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, një individ ka shpenzuar mesatarisht 8.54 gb në muaj.

Gjatë tremujorit të tretë, në kontrast me rënien e kosumit të internetit, është vënë re një rritje e fortë e minutave të shpenzuara në thirrje, 9.5% më shumë se tremujori paraardhës, në total 1 mld minuta.

Për të njëjtën periudhë, AKEP raporton një rritje të abonentëve sipas kartave SIM, duke kaluar 3.8 mln të tillë. Nga këto, vetëm 2.8 mln janë aktivë dhe vetëm 2.3 mln e përdorin internetin.

Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në tremujorin e tretë 2024 ishte rreth 95 milion që përbën një rënie me 4.6% krahasuar me tremujorin e dytë 2024.

Vodafone Albania mban pjesën më të madhe të tregut me 1.49 mln abonentë, me rritje tremujore 15%, por me rënie vjetore 2.6%. One Albania numëron më shumë se 1.3 mln abonentë, me rritje tremujore 7% dhe me rënie vjetore 11%.

Numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të tretë 2024 është raportuar rreth 167 mijë, me një rënie me 0.3% krahasuar me T2 2024 dhe me një rënie me 4.5% në krahasim me T3 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë