Treg

Tregu i sigurimeve/ Kompanitë rritën fitimet, por ulën dëmshpërblimet

Nga Gazeta ‘SI’ – Nga janari në shtator 2025, kompanitë e sigurimit në Shqipëri kanë arkëtuar mbi 20 miliardë lekë nga aktiviteti i tyre, 11% më shumë se një vit më parë. Kompanitë raportojnë më shumë se 1.2 milionë kontrata sigurimi të lidhura.

Por ndonëse të ardhurat u rritën, kompanitë kanë paguar më pak para për dëmshpërblimet, të cilat janë ulur me 0.02% nga një vit më parë ose 6.2 mld lekë. Nga këto, 4.7 mld ishin dëmshpërblime motorike.

Tregu i sigurimeve dominohet nga policat e detyrueshme, pothuajse 62% dhe pjesa tjetër vullnetare.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar – shtator 2025 siguruan mbi 3.2 mld lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 68.63%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.23% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar – shtator 2025, pati një rritje prej 3.99% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.05% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar – shtator 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë