Nga Gazeta ‘SI’- Agjentët imobiliarë raportojnë një rritje të rasteve “të pazarit” me çmimet e banesave.
Sipas gjetjeve të Bankës së Shqipërisë, në gjashtëmujorin e dytë të 2024-s, në 72% të rasteve pronat janë shitur me çmim të negociuar. Në gjashtëmujorin paraadhës ky tregues ishte 64% dhe një vit më parë vetëm 40%.
Shumica raportojnë se kanë shitur një pronë 5-20% më pak nga çmimi fillestar.
Nga ana tjetër, agjentët tregojnë një rënie të lehtë të pronave që blihen me anë të huasë bankare. Nga këto, në 72% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.
Më herët, Banka e Shqipërisë theksonte se rritja e negociatave në tregun imobiliar është e vështirë të interpretohet dhe nëse do të thotë se blerësit po tregohen hezitues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.