Një anketim i këtij viti në 400 biznese në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor Forumi Rajonal i Dhomave të Tregtisë në (WB6 CIF), raportoi se 73% e kompanive të pyetura përballen me probleme tregtare lidhur me masat jo tarifore në tregtinë ndër rajonalë. Aty përfshihen rregullat e origjinës, problemet teknike dhe masat e eksportit.
75% pohuan se kanë probleme me administrimin dhe procedurat doganore.
Shumica e tyre raportuan mungesë informacioni në dispozicion të publikut, probleme me formalitetet që lidhen me importin, eksportin dhe tranzitin, probleme që lidhen me zhdoganimin e mallrave dhe problemet me tarifat dhe gjobat e vendosura në lidhje me tregtinë.
Për funksionimin e Tregut Rajonal, kompanitë ngritën çështjen e standardeve unike si një nga çështjet më të rëndësishme për krijimin e një tregu rajonal.
Gjithashtu pengesa e dytë më e madhe shihet marrja e lejeve të punës për punonjës që kërkojnë të angazhohen në vende të tjera të Rajonit.
70% e kompanive të intervistuara janë të angazhuara në tregtinë e jashtme dhe rreth 5% e kompanive janë të interesuara për tregti, por kanë probleme.
Në kuadër të nismës për krijimin e tregut Rajonal, dhomat e tregtisë, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Serbia kanë formuar një forum të përbashkët për të paraqitur problematikat dhe kërkesat e biznesit në kuadër të këtij procesi.
Forumi i përbashkët përfaqëson rreth 350.000 kompani, kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme me qëllimin e bashkëpunimit të komunitetit të biznesit brenda Rajonit për të lehtësuar pengesat e mbetura për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në tregjet e rajonit.
Bizneset në të gjithë rajonin përveç barrierave tregtare, kanë vlerësuar si problematike kohën e gjatë në proceset e përpunimit të mallrave në dogana. Koha e pritjes është vënë në monitorim nëpërmjet buletini të përditshëm për minutat që harxhon një kamion në doganat hyrëse.
Forumi Rajonal i dhomave të Tregtisë gjithashtu ofron asistencë dhe ndihmesë për kompanitë e Rajonit që duan të futen në tregjet e BE-së. Dy platforma online po zhvillohen për këtë qëllim. Njëra është “platforma e aksesit në tregje” e cila do të ketë të dhëna furnizuesit e dyta është “Platforma e inteligjencës së Tregut”.
Gjatë këtij viti më shumë se 2000 kompani në Rajon do të listohen si furnizues të mundshëm dhe përfshijnë sektorë që nga industria e lehtë, industria automobilistike, biznese që aplikojnë ekonomin qarkulluese dhe agro-ushqimi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.