Ka ndodhur

Tregtonte gaz të kontrabanduar, pranga 21-vjeçarit në Tiranë

Gazeta Si- Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se tregtonte gaz të kontrabanduar dhe fshihte të ardhurat nga ky aktivitet. Në njoftimin e policisë thuhet se bëhet fjalë për një person me inicialet F.M, banues në Babrru.

Ndërkohë, është sekuestruar një depozitë me 1500 litra gaz, një pompë karburanti dhe 28 bombola gazi.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., në lagjen “Skënderbeu”, në Babrru, kishte përshtatur një ambient në të cilin tregtonte gas të kontrabanduar dhe këtë aktivitet nuk e kishte deklaruar në organet kompetente.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u konstatua një pompë karburanti dhe një depozitë metalike, e mbushur me 1500 litra gaz, që dyshohet se është i kontrabanduar, si dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë