Gazeta Si – Një sasi prej 650 cigaresh puro kontrabandë janë sekuestruar nga Sektori Ekonomik i Policisë së Tiranës gjatë një aksioni të koduar “Il fumo”.
Policia thotë se një person është arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
I arrestuari është R.Ç. 32 vjeç, ndërsa të proceduarit janë T. T. 26 vjeç, I. T. 36 vjeçe, M. P. 26 vjeç, T. D., E. K. 47 vjeç dhe K. K. 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta persona tregtonin në subjektet e tyre cigare puro të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore, si dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre cigareve, me çmim më të lartë se çmimi i referencës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 650 cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




