Ka ndodhur

Video / Tregtonin drogë në lokalet e natës, 5 të arrestuar. Sekuestrohet 1 kg kokainë

Gazeta Si – Pesë persona u arrestuan këtë të mërkurë për shpërndarje të kokainës në lokalet e natës në Tiranë. Policia bën me dije se atyre u është sekuestruar 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celularë, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

Mësohet se të arrestuarit janë Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema. Gjithashtu në saj të këtij operacioni është shpallur në kërkim një 34-vjeçar.

Emri i operacionit “Moncler” erdhi pasi në pakon e gjetur me kokainë ishte printuar logo e kompanisë së famshme.

Policia ka sekuestruar 3 automjete, 1 kg kokainë, 710 euro, 149 mijë lekë dhe 9 celularë.

“Blutë” e Tiranës arritën t’i lokalizonin 5 të rinjtë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj. Gjatë kontrollit të një prej automjeteve të të arrestuarve u gjet një pako kokainë me peshë 1 kg e 100 gr.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë