Në tremujorin e dytë të këtij viti kemi blerë më shumë karburante në pikat e shitjes se e njëjta periudhë e një viti më parë, por kemi blerë më pak ushqime në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti.
Në tremujorin e dytë 2021, Indeksi i Volumit të Shitjeve në tregtinë me pakicë vlerësohet 110.8. Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur me 9.9% në tremujorin e dytë 2021, krahasuar me atë të vitit 2020, lidhur me faktin që pothuajse në të gjithë tremujorin e dytë të vitit të shkuar lëvizja ishte e kufizuar. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ka rënë me 0.3%.

Ndër të gjitha grupet me produkte të ofruara për tregun me pakicë, gjatë tremujorit të dytë të 2021-shit, krahasuar me tremujorin e dytë të 2020-s, e njëjta periudhë kur mjetet motorike pothuajse nuk qarkullonin aspak, hidrokarburet zënë vendin e parë, me 23.9%

Për të njëjtën periudhë krahasimore, ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara kanë rënë me 1.2%.
Të përshtatura sezonalisht, nga tremujori i parë i vitit 2021 në të dytin, tregtia me pakicë e hidrokarbureve ka pësuar rënie me 2.3%.
Konstante ka mbetur tregtimi i ushqimeve, pijeve dhe duhanit në të dy tremujorët e vitit 2021, krahasuar me njëri-tjetrin, përshtatur sezonalisht.
Artikujt jo-ushqimore, përsëri të përshtatur sezonalisht kanë pësuar rënie nga tremujori i parë i vitit 2021 në të dytin.
Përshtatja sezonale është matje ndryshe dhe e paparashikuar nga ritmi i shitjeve, ndikuar nga ditë festash, ngjarje të veçanta apo thjesht ndryshim i sjelljes konsumatore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




