Ekonomi

Tregtia/ Shqipëria i largohet BE-së, rrit import-eksportet me Turqinë dhe Kinën

Eksportet e vendit tonë po rimarrin veten pas një rritje të ndjeshme me 4.4% gjatë muajit shkurt në krahasim me muajin janar 2021. Sipas raportit të Instat, në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë rezultati është ulur me 0.9%. të ardhurat totale të eksportit gjatë shkurtit 2021 llogariten 25 miliardë lekë.

Importet gjatë shkurtit 2021 u rritën me 15% krahasuar me janarin e të njëjtit vit dhe u rritën me 0.9% në krahasim me shkurtin e 2020-ës. Importet arritën vlerën e 52 miliardë lekë. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u rritur me 2.7 %, krahasuar me Shkurt 2020 dhe me 26.7 %, në krahasim me Janar 2021.

Pozitivisht në eksportet e shkurtit ndikua rritjet në grupet, materiale ndërtimi dhe metale me rritje 4.9%, ushqime, pije, duhan me 1.9% rritje dhe produkte kimike/plastike me 0.3%. Rënia e eksporteve u ndikua nga grupet e tekstileve dhe këpucëve me rënië 7.6%, artikujt  e lëkurës me rënie 0.5% dhe lëndët e drurit dhe letrës me rënië 0.4%.

Gjatë muajit Shkurt 2021, rritja e importeve prej 0.9 %, krahasuar me Shkurt 2020, është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 4.0%, produkte kimike dhe plastike me 1.9%, ushqim, pije, duhan me 0.7%”. Në ndryshimin e importeve kanë ndikuar negativisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike me 3.%, tekstile dhe këpucë me 1.6%, lëkurë dhe artikuj prej tyre me 1.0%.

Ndër vendet me të cilat Shqipëria pati eksportet, rritje më të madhe pati me Kosovën, Greqinë dhe Kinën, në kraahsim me shkurt 2020. Eksportet u ulën me Italinë, Spanjën dhe Greqinë.

Importet u rritën me Italinë, Gjermaninë dhe Turqinë. U ulën me Greqinë, Poloninë dhe Spanjën.

Në dymujorin e parë të vitit 2021 eksportet arritën vlderën e 49 miliardë lekë ndërsa importet 98 miliardë lekë. Për këto dy muaj deficiti tregtar llogaritet 49 miliardë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë