Nga Gazeta ‘SI’ – Në tremujorin e dytë 2022, shitjet me pakicë u rritën me 6.1% në raport vjetor dhe 0.5% në krahasim me tremujorin paraardhës. Pa përfshirë hidrokarburet, në raport vjetor rritja raportohet 6.4%. Hidrokarburet janë rritur me 5.2%. Për ushqimet, pijet dhe duhanin, shitjet janë rritur me 4.8% dhe për artikujt jo ushqimorë, 7.5%, përsëri krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Krahasuar me tremujorin paraardhës, rritjen më të madhe të volumit të shitjeve e ka pasur grupi i hidrokarbureve me 1.2% rritje, ndjekur nga ushqimet, pijet dhe duhani me 0.9%.
Rritja e volumit të tregtisë me pakicë për tremujorin e dytë 2022, vjen pas një rënie të mprehtë në tremujorin e parë, kur pësoi rënie me 0.20 pikë përqindje në raport vjetor. Rënia e parë pas një viti, kur tregtia dhe konsumi po rimëkëmbej nga pandemia.
Ndërkohë, për muajin gusht treguesi i besimit në tregti ra me 4.4 pikë përqindje nga korriku. Ndikuar nga vlerësimet pesimiste të bizneseve për kërkesën dhe punësimin në muajt e ardhshëm.
Nga të tjera shifra të Instat, për të gjithë 6 mujorin e parë 2022, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte u ul me 11.3% dhe ai nga hekurudha me 32%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.