Treg

Tregtia me pakicë gjallërohet, shitjet në volum u rritën me 4.4%

Tregtia me pakicë ka shfaqur shenja gjallërimi në tremujorin e fundit të 2021-t, i nxitur nga blerjet e artikujve jo ushqimorë.

Sipas të dhënave të INSTAT,në tremujorin e katërt 2021, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 131.9. Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 4.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1.4%.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2021 është rritur me 3.7%, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2020.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4.0%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 3.6%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur me 6.0%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.

Rritet tregtia e artikujve jo ushqimorë 

Në ndryshimin vjetor prej +4.4%, në tremujorin e katërt 2021 ndaj tremujorit të katërt 2020, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:

“Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +1.7 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +1.4 pikë përqindje. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1.3 pikë përqindje.

Në tremujorin e katërt 2021, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 2.4%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 3.9%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 0.3 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, ka pësuar rënie me 5.2%, kundrejt tremujorit të tretë 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë