Gazeta Si – Një 59-vjeçar bullgar u ekstradua këtë të enjte nga Interpol Tirana drejt Greqisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Athina.
Ai kërkohej pasi sipas autoriteteve greke gjente gra shtatzëna në vështirësi ekonomike, të cilat i çonte në Greqi për të lindur. Më pas ndërmjetësonte atje për dhënien e foshnjës për birësim.
Sipas hetimeve, nga kjo veprimtari kriminale ai përfitonte 2 mijë deri në 4 mijë euro për rast. Interpol Tirana thotë se ai u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë.
Ndërkohë një 39-vjeçar turk u ekstradua në Turqi pasi rezultonte i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.