Treg

Tregjet ‘dalin nga koma’ pas pezullimit të tarifave. Forcohet euro

Aksionet europiane u rritën pas njoftimit se Trump ka vendosur një pauzë 90 ditore për tarifat e vendosura ndaj shteteve partnere, përveç Kinës.

Indeksi europian Stoxx 600 u rrit me 6.6% dhe ai gjermane DAX me 7%.

Edhe tregu i makinave, që u godit rëndë nga tarifat, po jep shenja ringjallje. Stelantis, prodhues i Jeep u rrit me 18%, Mercedes-Benz me 9% dhe BMW me 10%.

Pozitivisht reaguan edhe aksionet amerikane, me S&P 500 që u rrit me 9%, një nga rritjet më të mëdha ditore prej Luftës së Dytë Botërore.

Indeksi Dow Jones Industrial u rrit me 7.87% dhe Nadaq me 12%.

Dollari amerikan u dobësua kundrejt shumicës së valutave, 0.7% kundrejt jenit dhe 0.6% kundrejt frangës zvicerane. Euro u rrit me 0.32%.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë