Ka ndodhur

Tre vjedhje banesash në një ditë, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

Gazeta Si- Një 47-vjeçar u arrestua, pasi grabiti në të njëjtën ditën 3 banesa në Kavajë. Sipas policisë, B.S., banues në Rrogozhinë, rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi nga hetimet rezultoi se më datë 24.12.2023, ka vjedhur në 3 banesa në Golem, shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, 3 ora dore, 2 m fitil zjarrpërcjellës dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura, si dhe doreza, kapuç, gërshërë, automjet dhe veshje që dyshohet se përdoreshin nga 47-vjeçari gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Policia thotë se po hetohet për të provuar ligjërisht vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 47-vjeçari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë