Nga Gazeta 'SI' - Tre viktima janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne në vend.
Një 50-vjeçar humbi jetën, teksa po punonte në një firmë për përpunimin e duraluminit në qytetin e Durrësit.
Ai u dëmtua nga një makineri dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që mori në trup.
Policia po heton për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe po merr në pyetje punonjësit dhe administratorin e firmës.
Dy viktima janë regjistruar nga dy aksidente të ndryshme.
Rreth orës 17:20, në aksin Fier-Lushnjë, u konstatua një grua e plagosur në anë të rrugës. Ajo dyshohet se është përplasur nga një makinë. Gruaja, ende e paidentifikuar, humbi jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e saj.
Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 18:20, policia raportoi për një tjetër aksident me vdekje.
Në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta, u përmbys. Si pasojë drejtuesi i mjetit buqësor ndërroi jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.