Rea, Bautista dhe Razgatlioglu kryesojnë klasifikimin e fituesve të të gjitha kohërave pas parakalimit të Razgatlioglu ndaj Fogarty-t. Pas 3 garave të para në “2025 FIM Superbike World Championship”, top3 kryesuesit e të gjitha kohërave u emërtua “Trio Titanike”. Jonathan Rea (Pata Maxus Yamaha) me 119 fitore, ndiqet nga Alvaro Bautista (Aruba.it Racing – Ducati) dhe Toprak Razgatlioglu (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team) përkatësisht me 63 dhe 61 fitore.

Të tre sëbashku kanë një total prej 243 fitoresh në WorldSBK por fitoren e parë e arritën kështu:
Bautista: Phillip Island 2019, Gara 1 – Debutues në Superbike
Rea: Misano 2009, Gara 2 – Starti i 18 në Superbike
Razgatlioglu: Magny-Cours 2019, Gara 1 – Starti i 53 në Superbike

Garën e 10 Bautista e fitoi në startin e 10. Rea e bëri diçka të tillë me Honda-n në Donington Park ndërsa Razgatlioglu priti dy sezone për fitoren e 10.
Bautista: Assen 2019, Gara 1 – Starti i10 në Superbike
Rea: Donington Park 2012, Gara 2 – Starti i 80 në Superbike
Razgatlioglu: Most 2021, Gara Superpole – starti i 100th në Superbike

I pari nga të 3 që arriti 50 fitore ishte Rea në vitin 2017. 6 vite më vonë këtë e arriti edhe Bautista ndërsa kolegu Razgatlioglu e arriti pas 13 fitoreve rradhazi kur kalo inga Yamaha te BMW.
Rea: Magny-Cours 2017, Gara 1 – Starti i 213në Superbike
Bautista: Most 2023, Gara 2 – Starti i 157 në Superbike
Razgatlioglu: Most 2024, Gara Superpole – Starti i 209 në Superbike

Nga “Trio Titanike’ vetëm Rea ka arritur 100 fitore, 4 vite më parë në Garën 1 në Aragon. Për të ishte starti i 305 në disiplinë ndërsa në total garoi në 444 gara (si askush tjetër në Superbike). Razgatlioglu ka zhvilluar 231 gara deri tani (i 11) ndërsa Bautista, 213 (i 18). Më shumë fitore ka Rea – 199 (i pari në Superbike); Bautista – 63 (i dyti); Razgatlioglu – 61 (i treti). Rea u ngjit 264 herë në podium (i pari në Superbike); Razgatlioglu – 147 (i dyti në Superbike); Bautista – 113 herë (i gjashti në Superbike).

Rea vendosi 44 pole positions (i dyti në Superbike); Razgatlioglu – 19 (i gjashti në Superbike); Bautista – 10 (i 11 në Superbike). 104 herë vendosi xhiron më të shpejtë Rea (i pari në Superbike); Bautista – 57 herë (i treti në Superbike); Razgatlioglu – 49 (i katërti në Superbike). Rea – fitoi 6 tituj (i pari në Superbike); Razgatlioglu dhe Bautista – 2 secili. Vetëm Rea, Fogarty dhe Bayliss kanë fituar më shumë. Razgatlioglu fitoi 13 gara rradhazi (i pari në Superbike); Rea dhe Bautista nga 11 secili (të dytët në Superbike).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.