Bota

Tre të vdekur pas të shtënave pranë konsullatës izraelite në Stamboll

Gazeta Si – Në Turqi, mediat turke raportojnë se tre persona janë vrarë pas një sulmi me armë zjarri pranë konsullatës izraelite në Stamboll. Sipas të dhënave paraprake, dy oficerë policie raportohen gjithashtu të plagosur.

Mësohet se tre persona të armatosur hapën zjarr jashtë konsullatës izraelite në lagjen “Besiktas” të Stambollit, në veri të qytetit më të madh të Turqisë.

Nuk është ende e qartë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Pamjet tregojnë një oficer që nxjerr armën e tij të zjarrit dhe kërkon mbulim ndërsa dëgjohen të shtëna.

Sipas raporteve fillestare, sulmuesit e dyshuar u shfaqën përpara ndërtesës të veshur me rroba kamuflazh dhe të armatosur me pushkë dhe shkëmbimi i zjarrit zgjati rreth dhjetë minuta.

Nuk është ende e qartë nëse konsullata ishte shënjestra e tyre. Guvernatori Gyl tha se ndërtesa kishte qenë e mbyllur për rreth dy vjet e gjysmë dhe megjithëse patrullohet vazhdimisht nga policia, nuk kishte personel diplomatik brenda. Ministri turk i Drejtësisë Akın Gürlek njoftoi nisjen e një hetimi. Masa të rrepta sigurie janë vendosur në afërsi të konsullatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë