Ministria e Shëndetësisë, raporton se në 24 orët e fundit, nga 3,549 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar të infektuar me Covid 428 qytetarë.
Po ashtu bëhet me dije se kanë humbur jetën ga virusi vdekjeprurës dhe 3 qytetarë. Një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.
Në të gjithë vendin janë 6,289 pacientë aktivë me Covid dhe në spitale po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 501 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat, Rroskovec, Konispol.
Statistika (16 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 428
Të shëruar në 24 orë 501
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,549
Testime totale 1,257,173
Raste pozitive 177,536
Raste të shëruara 168,437
Raste Aktive 6,289
Humbje jete 2,810
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3036
Durrës 745
Fier 663
Shkodër 502
Elbasan 238
Lezhë 185
Gjirokastër 202
Berat 184
Vlorë 144
Korçë 161
Kukës 148
Dibër 81
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.