Ka ndodhur

Tre të rinj nga Kosova tentojnë të kalojnë me dokumente false në Rinas

Gazeta Si - Tre të rinj nga Kosova janë arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi paraqitën dokumente false në sportelin në dalje nga vendi. Të arrestuarit janë L.I. 24 vjeç, Sh.H. 26 vjeç dhe P.A.27 vjeç.

Punonjësit e policisë patën dyshime për origjinalitetin e dokumenteve dhe i verifikuan nënë laboratorin e Policisë Kufitare, ku doli se lejet e qëndrimit dhe vulat ishin të falsifikuara.

Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. H., rezident në Gjermani, i cili kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, iu kishte siguruar lejet  e qëndrimit dhe vulat në pasaporta, këtyre shtetasve.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë