Tre të rinj, përfshirë një 20-vjeçare, kanë rënë në pranga në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Policia arrestoi shtetasit I. D., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, A. V., 22 vjeç dhe J. S., 20 vjeçe.
Policia thotë se 22-vjeçari A. V. bënte transportin e emigrantëve, me një automjet “Mercedes Benz”, ndërsa 25-vjeçari I. D. dhe 20-vjeçarja J. S. qarkullonin me një mjet tjetër përpara A. V., për ta informuar atë nëse kishte shërbime policore.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetas të huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




