Gazeta Si – Tre të mitur, dyshohet se janë larguar nga ambientet e një qendre sociale në Elbasan dhe për këtë rast, përgjegjësi i qendrës ka denoncuar në polici.
Sipas një njoftimi për mediat, thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten dhe ka alarmuar autoritetet për sigurinë e fëmijëve, dy prej të cilëve janë 13 vjeç dhe njëri 14 vjeç.
Policia thotë se ka nisur puna për gjetjen e të miturve, me forcat e rendit dhe strukturat përkatëse që po angazhohen në këtë proces.
“Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre”, – thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit..
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.