Ka ndodhur

Tre të dënuar për vrasje duhet të përgjigjen para OFL

Operacioni Forca e Ligjit e ka filluar këtë javë nga Vlora, duke shënjestruar 3 të dënuar për vrasje.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e burimit të pasurisë së tyre brenda 48 orëve këtyre të dënuarve:

Viron Ramohitoj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Altin Skëndaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Gëzim Memeti, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë