Ka ndodhur

Tre të arrestuar për krime mjedisore në Tiranë

Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se hidhnin mbetje inerte në zonën e Lapidarit në Farkë. Policia bën me dije se u bë arrestimi i I.F., 28 vjeç, F.K., 38 vjeç dhe Nj.S., 57 vjeç, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve” kryer në bashkëpunim.

Sips policisë, shtetasi Nj.S., transportonte mbetjet inerte me një mjet kamionçinë, ndërsa dy shtetasit e tjerë mbikëqyrnin hedhjen e tyre në ambientin e siguruar nga shtetasi I. F., në zonën e Lapidarit, në Farkë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamionçina me të cilën transportoheshin mbetjet. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë