Ka ndodhur

Tre të arrestuar nga zjarret në Kavajë dhe Rrogozhinë

Gazeta Si – Policia e Kavajës ka identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për zjarrvënie që përfshiu zona të mëdha me pemë frutore në fshatrat Peqinaj të Kavajës dhe Zhabjak të Rrogozhinës.

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit për zjarret në këto zona, forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje. Falë hetimeve të shpejta, u arrit të identifikohen dhe arrestohen shtetasit F.P. nga Peqinaj dhe R.M. e J.M. nga Zhabjak.

Sipas hetimeve, zjarri nisi nga djegia e mbeturinave në tokat e tyre, por u përhap jashtë kontrollit duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me pemë frutore dhe duke djegur edhe një banesë të braktisur.

Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë