Ka ndodhur

Tre të arrestuar në Lezhë për vepra të ndryshme penale

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Lezhë, ku një prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

Personi i shpallur në kërkim është Dritan Arapi, 50 vjeç, banues në Kamzë, të cilin Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2019, e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë A. Gj., 30 vjeç, banues në Kurbnesh, Mirditë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në lokalin e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik.

Kurse A. V., 23 vjeç, banues në Shëngjin, kryente veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Mbi 23-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë